MENU
klinika

Kampionati kroat

Dy shqiptarë në formacionin e javës

26.02.2019 - 13:36

Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat. Fjala është për Amir Rrahmanin, pjesë e kombëtares së Kosovës, dhe Ardian Ismajli, pjesë e kombëtares shqiptare.

I pari shënoi gol në fitoren 3-0 ndaj Osijek të Kristal Abazajt. I dyti vijon me paraqitjet mbresëlënëse në radhët e Hajduk Splitit, pas rikthimit nga dëmtimi, duke luajtur me kohë të plotë në dy ndeshjet e fundit.

Ja dhe vlerësimi i mediave kroate për dy mbrojtësit tanë, me rastin e përfshirjes në këtë top-formacion:

Amir Rrahmani – “Dinamo ishte mjaft aktive kundër Osijek (3-0) në të majtë të prapavijës. Ditë e shënuar për mbrojtësin e Kosovës. Nga fusha e blertë, ku shënoi gol, në festën e ditëlindjes së tij të 24-t. Rrahmani shënoi me kokë”.

Ardian Ismajli – “Një tjetër performancë e cilësisë së lartë të lojtarit të kombëtares shqiptare në barazim kundër Gorica (0-0). Ai u paraqit mjaft mirë, duke dyluftuar me Lukasz Zwolinsky, dhe më vonë me Cherif Ndiaye, i cili nuk krijoi ndonjë situatë serioze”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN