Ndryshe nga shumë ndeshje të tjera derbi të kryeqytetit, ku thuajse tifozëria ka qenë pak a shumë e barabartë, e radhës mes Tiranës dhe Partizanit nuk do të jetë e tillë.
Klubi i Tiranës ka bërë të ditur edhe tribunat që do të vendosen tifozët e Partizanit. Ato do të jenë tribunat A dhe H.
Për shkaqe sigurie dhe me me kërkesë të panegociueshme nga Polica e Tiranës, është vendosur që tribunat të ndahen ndryshe nga takimet e tjera.
Tirana kishte njoftuar se do të vendoste më vonë për biletat e tifozëve të Partizanit, pasi Komisioni i Disiplinës të vendoste, gjë që ndodhi ditën e sotme. Biletat do të jenë në shitje që nga dita e nesërme.
NJOFTIMI I TIRANËS
Ndërsa Partizani bën të ditur se janë afro 1600 bileta në dispozicion të tifozërisë së tyre. Më poshtë është edhe njoftimi i klubit të Partizanit:
NJOFTIMI I PARTIZANIT
Ju njoftojmë se për këtë përballje, klubi organizator ka vënë në dispozicion të tifozerisë së kuqe një sasi prej afro 1 600 biletash. Sektorët ku do të akomodohet tifozeria e Partizanit do të Jenë:
Tribunat Qendrore A1, A2, dhe Tribunat H1, H2,
Çmimet e biletave në Tribunat respektive do të jenë si më poshtë:
Biletat në Tribunën A1 dhe A2 do të kushtojnë 2 000 Lek (të reja)
Biletat në Tribunat H1 dhe H2 do të kushtojnë 400 Lek (të reja)
Biletat e Tribunave qendrore A1 dhe A2 do të jenë në shitje duke filluar nga dita e mërkurë , pranë pikës në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Biletat e sektorëve H1 dhe H2 do të vihen në dispozicion të “Ultras Guerrils” dhe të gjitha biletat do të menaxhohen nga ky grupim”, – shkruhej në njoftimin e klubit të Partizanit.