MENU
klinika

Kushtoi 17 mln euro

Nis beteja, Nantes padi Cardiff-it për Sala

27.02.2019 - 14:48

Nantes i Fancës dhe Cardiff i Uellsit kanë nisur betejën ligjore për paratë që duhet të paguhen për lojtarin që tashmë nuk jeton më, Emiliano Sala, që humbi jetën gjatë fluturimit me avion.

Janë 17 milionë euro për t’u paguar. Cardiff duhet të kishte paguar para një jave këstin e parë te Nantes, mirëpo klubi anglez kërkoi që ky afat të shtyhet me datë 27 shkurt (sot) dhe klubi francez pranoi.

Data ka ardhur dhe Cardiff nuk do të paguajë, me arsyetimin që të përfundojë fillimisht hetimi i plotë, por Nantes do ta paraqesë çështjen në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, pasi sot duhet të ishin paguar 6 milionë euro.

emiliano sala
emiliano sala

Klubi nga Uellsi ka pranuar se do ta bëjë pagesën për të cilën është arritur marrëveshja, por jo pa u zbardhur tërësisht ngjarja e 21 janarit, ku avioni Piper Malibu ra në kanalin e La Mansh-it.

Sipas “BBC”, Nantes nuk do të presë më dhe tani fillon një betejë ligjore mes klubeve, teksa shuma prej 17 milionë euro duhet të ishte paguar në tre këste brenda tre viteve.