Banka e Shqipërisë publikuar disa të dhëna në lidhje me kreditimin e ekonomisë. Bazuar mbi të dhënat vihet re se viti 2019 ka nisur me sinjale pozitive.
Në janar, kredi arriti në 536.7 miliardë lekë. Kjo shifër tregon që është rritur me 4 miliardë lekë më shumë që nga dhjetori.
Ndërkohë vlen për t’u theksuar fakti se në bazë vjetore kredia për ekonominë mbetet në rënie.
Krahasuar me një vit më parë kredia ka pësuar një rënie me 2.6%.
Pse kredia pësoi rritje në janar?
-Kjo rritje erdhi falë një segmenti të biznesit
-Kredia për kompanitë u rrit me 3 miliardë lekë
-Biznesi thithi volumet më të mëdha të kredisë
Kriza në tregje:
-Tregu ka vuajtur një rënie të kërkesës për shkak të efekteve të krizës në tregje
-Tregu ka vuajtur edhe nga një ofertë e shtrënguar dhe një kujdes i lartë nga bankat
Kredia për biznesin:
-Përbën 60% të kredisë totale për ekonominë
Segmenti i individëve:
-Kreditimi ka një tendencë pozitive e të qëndrueshme në kohë
-Portofoli pësoi rritje gjatë janarit, me 10% më shumë krahasuar me një vit më parë