MENU
klinika

Tirana-Partizani

Shiten biletat e derbit, gjykon edhe një femër

01.03.2019 - 12:32

Mbeten edhe pak orë deri në fillimin e derbit të radhës të kryeqytetit. Tirana-Partizani nuk është vetëm një derbi, por edhe një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë një mbrëmje ndryshe në kryeqytet.

Sot e gjithë vëmendja do të jetë te sfida në “Selman Stermasi”, ora 18:00. Impianti i vetëm i kryeqytetit, në pritje për t’u përfunduar punimet në “Arenën Kombëtare”, ka një kapacitet prej gati 7500 vendësh.

Mësohet se të gjitha biletat për derbit janë shitur. Çmimet e biletave edhe këtë ndeshje do të jenë 2000 lekë për tribunat A dhe B. 400 lekë janë biletat për të gjitha pjesët e tjera të stadiumit.

Në fakt, pritet një stadium i tejmbushur me tifozë bardheblu. Këta të fundit do të jenë pothuajse në të njëjtin numër siç kanë qenë edhe në derbin e parë, pas rikthimit në Kategorinë superiore.

Sa u përket arbitrave, Enea Jorgji do të mbajë supersfidën. Asistentë Dojando Myftari dhe Nertil Bregasi i katërt Astrit Mahmuti.

Gjyqtar linje Juxhin Xhaja dhe, risia më e madhe, Emanuela Rusta. Për herë të parë në histori e derbit një femër në grupin e gjyqtarëve. Musta është pjesë e kolegjiumit të Elbasanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN