MENU
klinika

Nga New York Times

Samiti me Kim Jong-un/ Pse dështoi Trump?

01.03.2019 - 17:25

Presidenti kishte të drejtë që nuk duhet të pranonte një marrëveshje të keqe…

Presidenti Trump kishte të drejtë të largohej nga samiti i tij me Kim Jong-un pa marrëveshje në vend që të pranonte një marrëveshje të keqe bërthamore, por rezultati tregon se Kim e mashtroi atë vitin e kaluar në samitin e tyre.  Megjithatë arti i marrëveshjes” nuk është për Trumpin.

Në këtë takim, Kim me sa duket kërkoi heqje të plotë të sanksioneve për Korenë e Veriut. Kjo nuk ishte një marrëveshje e mirë, dhe Trump kishte të drejtë që nuk donte ta pranonte atë.

“Në thelb ata donin që sanksionet të hiqeshin, por nuk mund ta bënim këtë,” tha Trump.

Foto e marrë nga The Associated Press

Presidenti Reagan iku po ashtu pa një marrëveshje nga një takim i vitit 1986 në Reykjavik, Islandë, në vend që të pranonte një marrëveshje kontrolli të armëve me Rusinë që ai e konsideronte jo të mirë. Një vit më vonë rusët u kthyen me kushte më të mira dhe marrëveshja u arrit, dhe ne të gjithë mund të shpresojmë se diçka e ngjashme do të ndodhë këtë herë.

Megjithatë, ka rreziqe të mëdha. Më e rëndësishmja është se Koreja e Veriut mund të kthehet në testimin e armëve bërthamore dhe raketave balistike, sepse kjo do të shënonte një përshkallëzim të madh të tensioneve.

Për fat të keq, Koreja e Veriut është një vend tjetër i parëndësishëm që merr vëmendjen vetëm kur sillet “keq”.

Me presidentët normalë, marrëveshjet e samitit janë kryesisht të pajtuara para kohe. Siç e tha një diplomat veteran, presidentët nxjerrin lepujt nga kapelet, pasi diplomatët kanë punuar me zell përpara kohe për të vënë lepujt në kapele. Por Trump kurrë nuk ka pasur shumë durim për këtë proces të përpiktë diplomatik, dhe pritshmëritë e tij ishin të  gabuara këtë herë.

Megjithatë, ka skeptikë të cilët besojnë se Kim nuk synon aspak të heqë dorë kurrë nga rezervat e armëve të tij bërthamore, por ka ende vend për diplomaci.

Kjo lloj marrëveshjeje e kufizuar duhet të jetë një qëllim i diplomacisë dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili ndihmoi në fillimin e procesit të paqes ndërmjet Koresë së Veriut dhe Perëndimit, duhet ta ndjekë atë, me mbështetjen amerikane.

Nicholas Kristof ka qenë kolumnist i The Times që nga viti 2001. Ai ka fituar dy çmime Pulitzer, për mbulimin e Kinës dhe për genocidin në Darfur.