Kanë përfunduar ndeshjet e Kategorisë së Parë, ku bie në sy dominimi i skuadrave mike, përfshi edhe Bylisin, që dominon në Grupin B.
Bylisi ka fituar 0-2 kundër Lushnjës. Rezultati i pastër në pamje të parë, por shumë i kontestuar nga ana e lushnjarëve, për penalltinë e dhënë në golin e parë dhe të kuqin e Spahos.
Ndërkohë Besëlidhja ka ndalur Erzenin në minutat e fundit, duke barazuar 1-1. Kështu Erzenit, i ka ikur fitorja nga duart.
Gjithashtu Pogradeci dhe Besa kanë fituar kundër Elbasanit dhe Egnatias. Liqenorët kanë fituar 0-3 në “Elbasan Arena”, ndërsa kavajasit 1-2 kundër Egnatias.
GRUPI A, PLAY-OFF:
Besëlidhja-Erzeni 1-1
Dedaj 89’/Peqini 15′
GRUPI B, PLAY-OFF:
Lushnja-Bylis 0-2
Bytyçi 16′ p, Antoni 42′)
Egnatia-Besa 1-2
Branica 87’/Mziu 27′, Thaçi 72′
GRUPI B, PLAY-OUT:
Elbasani-Pogradeci 0-3
Kasa 7′, Alillari 40′, Pere 67′