MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Kosova shpallet kampione Europe për moshën 18 vjeç

29.07.2018 - 22:45

Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në basketboll për meshkuj është shpallur kampion i Evropës në Divizionin C, pas fitores historike ndaj Qipros, 73-64, në finalen e madhe të kësaj gare.

Në duelin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, skuadra kosovare ishte shumë bindëse.

Basketbollistët e Përfaqësueses U-18 të Kosovës u kualifikuan në finalen e madhe, pasi të shtunën e mposhtën Irlandën në gjysmëfinale me rezultat 69-55.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër gjysmëfinale u takuan Qipro dhe Monaco, teksa fituan qipriotët me shifrat 76-64.

Qipro ishte ekipi që ia kishte shkaktuar Kosovës të vetmen humbje në këtë Kampionat Evropian dhe atë në fazën e grupeve.

Kampionati Evropian FIBA U-18, Divizioni C, ka filluar me 22 korrik dhe përfundoi me 29 korrik në Prishtinë me ceremoninë mbyllëse pas ndeshjes finale.

Skuadra kampione e Divizionit C, Kosova U-18, nga viti 2019 do të bëjë gara në Divizionin B. Është një arritje historike për basketbollistët e rinj.