MENU
klinika

U fotografuan me prostituta

4 basketbollistët japonezë pezullohen me 1 vit

29.08.2018 - 20:30

Pavarësisht se kanë kërkuar ndjesë publike, madje përpara kamerave, ata janë pezulluar një vit nga të gjitha aktivitetet sportive. Ka qenë ky vendimi që është marrë për 4 basketbollistët e kombëtares së Japonisë, që u “kapën mat” duke u argëtuar me disa prostitute.

Kjo ndodhi gjatë kohës që ishin të grumbulluar dhe luanin për vendin e tyre në Lojërat Aziatike. Katër basketbollistët janë Takuma Sato, Nagayoshi Yuga, Takuya Hashimoto dhe Keita Imamura, që kishin shkelur rregullat dhe kishin festuar më shumë seç duhet fitoren ndaj Katarit në këtë event.

Pas ndeshjes, ata paguan 4 prostituta për të kaluar natën me to në një hotel në Xhakarta, në një nga zonat më të përfolura të kryeqytetit indonezian. Lojtarët mbanin të veshur bluzat e kombëtares gjatë kohës që ishin larguar nga Fshati Olimpik.

Reagimi i Federatës Japoneze të Basketbollit ka qenë i rëndë, ata u përjashtuan menjëherë nga eventi që po zhvillohet në Xhakarta dhe më pas u pezulluan një vit nga të gjitha aktivitetet sportive.

Ata njollosën nderin dhe besimin e botës sportive në Japoni”, – tha Yuko Mitsuya, presidenti i Federatës Japoneze të Basketbollit, ndërkohë që të 4 basketbollistët kërkuan falje për incidentin e ndodhur.

Ata u përkulën para mediave, por edhe ky gjest nuk mjaftoi për t’i falur. Gjithsesi, ata do të kenë mundësi të stërviten me skuadrat e tyre gjatë kësaj periudhe që nuk do të luajnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN