MENU

Ylli i NBA

Dwyane Wade: Vetëm me Miami ose tërhiqem!

15.08.2018 - 12:51

Basketbollisti Dwyane Wade ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por një gjë është e sigurt, se nëse do të luajë në sezonin 2018-2019, atëherë do të vazhdojë të veshë fanellën me nr.3 të skuadrës së Miami Heat.

Për 36-vjeçarin nuk ka vend për skuadrën tjetër: “Për mua, ekziston vetëm skuadra e Miami. Nëse do të vazhdoj të luaj, kjo gjë do të ndodhë vetëm me fanellën e Miamit dhe me asnjë ekip tjetër”.

Megjithatë, basketbollisti nuk nxitohet për të marrë një vendim për të ardhmen dhe 3 herë kampioni i NBA-së shprehet se nuk ka vendosur një afat.

“Nuk kam një ‘deadline’, ia kam lënë këtë detyrë agjentit tim, që të takohet me drejtuesit dhe trajnerin e Miami. Puna ime është në parket. Kur ata të takohen do të vendosin edhe për mua”, – tha Wade, që pret vendimin, ashtu sikurse Miami pret lojtarin, duke i ofruar një kontratë 1-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 5.3 milionë dollarë.

Wade konfirmon se pavarësisht se ka marrë mjaft kërkesa nga vende të tjera e veçanërisht nga Kina, nuk ka ndërmend të shkojë të luajë aty edhe pse mund të paguhet më shumë.

“Jo, do të qëndroj te Miami, ose do të largohem nga basketbolli, pasi më duhet të mendoj edhe për familjen time. Ndaj gjëja e duhur që do të bëj është të qëndroj te Miami edhe sikur të mos luaj më basketboll”, – u shpreh Dwyane Wade.