MENU

Basketboll femra

Shtatë humbje radhazi për Kombëtaren U-16

27.08.2018 - 16:48

Shtatë humbje dhe asnjë fitore për kombëtaren U-16 në basketboll, për femra, e cila është renditur në vendin e fundit në Divizionin B të Kampionatit Europian, turne që u zhvillua në Podgoricë të Malit të Zi.

Një paraqitje e dobët e vajzave kuqezi, që nuk arritën të shkojnë tek objektivi, duke i humbur si të pesta ndeshjet e fazës së grupeve, ashtu dhe ato për renditjen përfundimtare.

Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajnerët Ledina Koçi e Migena Plasa, ishin në Grupin D, ku u mundën nga Finlanda, Bosnjë-Herzegovina, Ukraina, Norvegjia e Bjellorusia.

kombetarja e femrave basket femra
kombetarja e femrave basket femra

Humbjet në dy takime ishin të thella, gati me 100 pikë, çka tregon për diferencat që kishin në fushë skuadrat. Por edhe dy ndeshjet për renditjen përfundimtare, ato ndaj Luksemburgut e Kosovës, nuk sollën asgjë të re për Shqipërinë, që u mund dhe u klasifikua në vendin e 23-të dhe të fundit në këtë Europian.

Rezultatet teknike të Kombëtares U-16 femra

Shqipëri – Finlandë 43-139

Shqipëri – Bosnjë-Herzegovinë 32-86

Shqipëri – Ukrainë 34-66

Shqipëri – Norvegji 35-73

Shqipëri – Bjellorusi 24-105

Shqipëri – Luksemburg 44-72

Shqipëri – Kosovë 54-62