MENU
klinika

La Liga, java 7

Çfarë po ndodh!? Barça ndalet përsëri…

29.09.2018 - 18:13

Barazim, humbje dhe sërish barazim, Barcelona nuk fiton prej 3 ndeshjesh në La Liga dhe duket sikur kemi të bëjmë me një minikrizë të kampionëve në fuqi, që sot nuk kanë shkuar më shumë se 1-1 në shtëpi ndaj Athletic Bilbao, madje mund ta kishin humbur ndeshjen.

Takimi i luajtur në “Camp Nou” ka filluar me një surprizë, teksa trajneri Valverde ka vendosur ta lërë në stol Leo Messi-n, i cili është aktivizuar në minutën e 55-të në vend të Vidal, kur katalanasit ishin në disavantazh 1-0 pas një goli të realizuar nga De Marcos katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Vendasit kanë arritur ta shmangin humbjen falë golit të shënuar në minutën e 84-t nga El Haddadi, me Messi-n që ka dhënë asistin. Katalansit kanë kërkuar golin e fitores në minutata e fundit, por pa arritur ta gjejnë atë. Tani topi i kalon Real-it dhe Atletico-s, me këta të fundit që do ta kapnin ekipin e Valverde në kreun e renditjes në rast fitoreje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN