Chelsea ka “flirtuar” me fitoren ndaj Liverpool, por të kuqtë kanë shënuar në minutën e 89-të, duke barazuar 1-1 në “Stamford Bridge”. Një pikë duket mirë për nga mënyra se si shkoi loja për Liverpool, por humb kreun, që mbahet nga Manchester City thjesht nga golaverazhi.
Ndeshja ishte e luftuar dhe e mbushur me raste, por vetëm dy prej tyre janë transformuar në gol. Ka qenë minuta e 25-të kur Eden Hazard ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur topin e marrë nga Kovacic dhe ka mposhtur Alisson me një goditje të saktë.
Liverpool ka patur shumë mundësi për të shënuar, por lojtarët e Klopp nuk kanë arritur t’i transformojnë në gola. Të paktën deri në minutën e 89-të, kur Daniel Sturridge, i aktivizuar në minutën e 86-të në vend të Milner, ka befasuar vendasit me një goditje të jashtëzakonshme.
Beteja e “Anfield” është mbyllur në barazim, por mund të thuhet se fituesi i vetëm ka qenë Manchester City, që është kthyer në krye të renditjes falë një diference më të mirë golash se Liverpool. Të dy skuadrat kryesojnë me 19 pikë.