MENU
klinika

Basket, meshkuj e femra

Mungon 1 ekip, por hidhet shorti i kalendarit

28.09.2018 - 17:36

Hedhja e shortit sot nuk ka sqaruar ende se cila do të jetë skuadra e gjashtë që do të luajë në Grupin A për femra, pasi ende nuk ka një variant zyrtar nga FSHB-ja se cila skuadër do të zëvendësojë Goga Basket, e tërhequr.

Ndonëse starti i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit është në prag sërish enigmat janë të shumta. Ideja është ajo e zhvillimit të një mini-turneu mes ekipeve të Grupit B, për të caktuar skuadrën që do të luajë mes më të mirave.

Ndërkohë, shorti i hedhur sot ka sqaruar se te meshkujt do të jenë 12 skuadrat që do të nisin sezonin e ri sportiv 2018-2019, gjashtë prej të cilave do të luajnë në Superligë dhe gjashtë në Kategorinë e Parë. Gjashtë do të jenë edhe skuadrat e Grupit A pë femra, ndërsa në Grupin B ky numër është më i vogël, 4 të tilla.

Tirana dhe Teuta ne basketboll
Tirana dhe Teuta ne basketboll

Të pranishëm në hedhjen e shortit sot përfaqësues nga disa prej klubeve, që kanë ndjekur nga afër procedurën dhe kanë marrë informacionin e duhur nga drejtuesit e FSHB-së. Te të rritur debuton këtë sezon ekipi i Invaders.

Superliga – Meshkuj (java e parë)

Vllaznia – Goga Basket

Tirana – Kamza Basket

Partizani – Teuta

Kategoria e Parë – Meshkuj (java e parë)

Elbasani – Skënderbeu

Flamurtari – Apolonia

Invaders – Eagles Basket

Kategoria e Parë – Femra Grupi A (java e parë)

Flamurtari – Elbasani

Vllaznia – Studenti

Tirana – Skuadra X

Kategoria e Parë – Femra Grupi B (java e parë)

Partizani – Kamza Basket

Apolonia – Skuadra X

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN