Të reja të tjera dalin pas Asamblesë së PS-së.
Siç mësohet kanë ndodhur disa ndryshime në sekretariatin e PS.
Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije se Bashkim Fino do të mbajë një tjetër post brenda partisë, pasi do jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj u zgjodhën në kryesinë e Partisë. Arben Pëllumbi është zgjedhur sekretar organizativ, ndërsa Blerina Gjylameti vijon të jetë sekretare për koordinimin elektoral.
Ilir Beqja është zgjedhur sekretar për koordinimin digjital. Senida Mesi dhe Laert Dulaj kalojnë automatikisht anëtarë të rinj kryesie.
Ndërkohë sekretar i marrëdhënieve me Mediat është zgjedhur Alfred Peza.
M.H