MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë?

Shkëmbim kufijsh? Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

07.09.2018 - 08:47

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen mëngjesin e sotëm në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve.

Thaçi u shpreh dy ditë më parë në një konferencë për mediat se në dialogun që do zhvillohet me Serbinë, nuk ka asnjë skenar për ndarja të Kosovës, apo shkëmbim të territoreve.

Po ashtu Thaçi sqaroi edhe njëherë deklaratat e tij, ndërsa shtoi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim territoresh dhe Asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por do të ketë vetëm korrigjim kufijsh.

Kjo sipas tij nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Ndërkohë, mediat serbe dje flisnin për një skenar të mundshëm të anulimit të takimit mes Thaçit dhe Vuçiç.

Nga ana tjetër Gjermania është shprehur kundër një marrëveshjeje mes dy vendeve, që mund të sjellë shkëmbim territoresh, pasi sipas Merkel, një gjë e tillë do të kishte një aksion zinxhir në të gjitha vendet e Ballkanit.

 

M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti paralajmëron protesta masive

“Po nxjerrin Kosovën në shitje”