MENU
klinika

E pabesueshme!

AICAN, makineria që vepron si një artist i pavarur!

24.10.2018 - 13:15

Edhe pse teknologjia ka ndikuar në punimin e veprave të artit, prapë ka qenë gjithmonë njeriu ai që ka luajtur rol kryesor duke mbikqyrur çdo proces.

Por, çfarë nëse një makinë është programuar të krijojë art vetë, me pak ose aspak përfshirje njerëzore? Sikur të ishte vetë ajo forca primare krijuese në proces?

AICAN është një program që mund të mendohet si një artist pothuajse autonom, që ka mësuar stilet ekzistuese dhe estetikën dhe mund të gjenerojë imazhe të reja.

Njerëzit e pëlqejnë me të vërtetë punën e AICAN-it dhe nuk mund ta dallojnë atë nga ajo e artistëve njerëzorë. Pjesët e saj janë ekspozuar në mbarë botën dhe dikush e ka shitur atë kohët e fundit për 16,000 dollarë në një ankand.

Kur u programua AICAN-i, është përdorur një algoritëm i quajtur “rrjeti krijues”, i cili detyron AICAN-in të luftojë me dy forca kundërshtare.

Nga njëra anë, ai përpiqet të mësojë estetikën e veprave ekzistuese të artit. Nga ana tjetër, do të ndëshkohet nëse, kur krijon një vepër të vetën, ajo është shumë e thjeshtë dhe jo kreative.

Krijuesit e kësaj makinerie e “kanë ushqyer” algoritmin me 80.000 imazhe që përfaqësojnë “kanunin e artit perëndimor” gjatë pesë shekujve të mëparshëm.

Është disi si një artist që merr një kurs studimi të historisë së artit, pa një fokus të veçantë në një stil apo zhaner të caktuar.

Me klikimin e një butoni, makineria mund të krijojë një imazh që pastaj mund të printohet. Punimet shpesh do të na befasojnë me gamën e tyre, sofistikimin dhe variacionet.

AICAN mund të gjykojë se sa kreative janë punimet e tij individuale. Meqë ka mësuar edhe titujt e përdorur nga artistët dhe historianët e artit në të kaluarën, algoritmi madje mund të japë emra për veprat që gjeneron.

kolana e librave

Ai e quajti një punim “orgjia”; një tjetër e quajti “The Beach at Pourville.”

Algoritmi favorizon gjenerimin e veprave më abstrakte se sa ato figurative. Për shkak se është ngarkuar me krijimin e diçkaje të re, AICAN ka gjasa të ndërtojë tendencat më të fundit në historinë e artit, si arti abstrakt, i cili erdhi në modë në shekullin e 20-të.

A mund ta kuptojnë njerëzit ndryshimin?

Mbetet akoma një pyetje nëse njerëzit mund ta kuptojnë punën e AICAN-it.

Për të testuar këtë, krijuesit e AICAN i treguan njerëzve në Art Basel, një panair vjetor që përmban arkitekturën moderne bashkëkohore, imazhe dhe vepra të krijuara nga artistë njerëzorë dhe nga AICAN.

Ata i kërkuam pjesëmarrësve që secili prej tyre të dallojë nëse një punim i caktuar është bërë nga makineria apo nga një artist.

Ata zbuluan se njerëzit nuk mund ta bënin dot dallimin mes punës së njerëzve dhe makinerisë. 75% e tyre mendonin se imazhet e krijuara nga AICAN ishin prodhuar nga një artist njerëzor.

Çfarë nuk mund të bëj kompjuteri?

Megjithatë, ka diçka që mungon në procesin artistik të AICAN. Algoritmi mund të krijojë imazhe tërheqëse, por makineria ekziston në një hapësirë krijuese të izoluar që nuk ka kontekst social.

Nga ana tjetër, artistët njerëzorë janë të frymëzuar nga njerëzit, vendet dhe politikat. Ata e bëjnë artin të tregojë histori dhe t’i japë kuptim botës. AICAN-it i mungojnë këto.