MENU
klinika

Sulmuesi kosovar

Australianët duan Berishën para Usain Bolt

24.10.2018 - 17:49

Ditët e fundit është përfolur shumë për një akord të Usain Bolt me klubin australian Central Coast Mariners. Ish-kampioni i atletikës ka kryer një fazë përgatitore të rregullt, ka zhvilluar edhe miqësore, madje ka shënuar edhe dy gola.

Klubi australian i ofroi kontratë dyvjecare legjendës së atletikës me një pagë prej 150 mijë deri 200 mijë dollarë në vit. Por Bolt kërkon 3 milionë dollarë! Dhe këtu normalisht që palët kanë mbetur larg, pasi diferenca është thuajse e panegociueshme.

Central Coast Mariners starton kampionatin këtë fundjavë, ndaj ka hedhur sytë në limitin e merkatos për të afruar një sulmues cilësor. Në listë është edhe Besart Berisha, golashënuesi më i mirë në histori në elitën e futbollit australian, A-League, që u largua nga Melbourne Victory për të shkuar te klubi japonez Sanfrecce Hiroshima në qershor.

Usain bolt
Usain bolt

Sulmuesi kosovar nuk po e gjen veten në mjedisin e ri, edhe pse klubi pozicionohet në vendin e dytë në J-Leaguen japoneze. Me vetëm pesë ndeshje si zëvendësues, Berisha ende nuk ka shënuar gol në Japoni. Gjatë kohës kur luante me Brisbane Roar, ka punuar me trajnerin Mike Mulvey dhe është pikërisht ky i fundit që e ka kërkuar sulmuesin shqiptar t’i bashkohet te Central Coast Mariners.

“Ne kemi folur me menaxherët e Berishës dhe ai ka thënë faleminderit për ofertën, do të kthehesha të luaj me Mariners, por kam kontratë në Japoni dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka qenë futbollist im në Brisbane, ishte një djalosh fantastik, ai dëshiron gjithmonë të fitojë” – është shprehur trajneri Mulvey.

besart berisha kosova
besart berisha kosova

Trajneri i Central Coast, Mike Mulvey, dëshiron të ketë në dispozicion një sulmues të konfirmuar si Berisha, i cili gjatë karrierës së tij në Australi ka shënuar plot 116 gola në A-League. Bolt më shumë do t’i shërbente klubit nga ana komerciale se sa trajnerit për ecurinë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN