MENU
klinika

Stile shqiptarësh

Burrat shqiptarë për gjueti derrash

12.10.2018 - 11:39

Ambasada e Amerikës në Shqipëri në facebook ka publikuar një foton e vjetër shqiptare që tregon një grup burrash gati për gjueti.

Data e publikimit të kësaj foto interesante është e panjohur. Në foto duken stile të veshjes të burrave kur janë në gjueti. Ata janë rreshtuar gati për të filluar gjuetinë për derra të egër.

Dihet se etnologjia në Shqipëri ka qenë dhe është shumë e pasur nga krahina në krahinë e deri nga fshati në fshat me veshjet e tyre unike që kanë lënë nam kudo në botë. Edhe kjo foto vjen me të njëjtën risi.

Pantallonat e tyre të gjera dhe xhaketat e qëndisura dhe të zbukuruara me gëzof përbëjnë një veshje shumë të veçantë dhe unike gjuetie.

Këta burra u mblodhën për gjueti pasi një karavan punonjësish amerikanë me ndihma humanitare që mbërritën në qytetin malor dhe thanë se kishin parë derra të egër përgjatë rrugës. Kjo foto e vjetër dhe e rrallë për ne vjen si arkiv i Bibliotekës së Kongresit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN