MENU

Përfshi faturat e papaguara

Byroja e kredisë do të mbledhë borxhlinjtë e këqij

10.10.2018 - 16:20

Shoqata e Bankave të Shqipërisë po zhvillon projektin për ngritjen e një Byroje të Kredisë. Fillimisht, ky projekt u ideua si një mënyrë për të vendosur një sistem pikëzimi të kredimarrësve. Megjithatë, kjo qasje po anashkalohet, duke qenë se një vlerësim i tillë i takon politikave të secilës bankë.

Bankat janë më shumë të prirura ta shohin Byronë si një instrument që mund të ndihmojë në menaxhimin e informacionit për kredimarrësit, duke pasuruar të dhënat që disponohen nga Regjistri i Kredive të Bankës së Shqipërisë. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë një konsulent për zgjedhjen e një modeli të përshtatshëm për ngritjen e Byrosë së Kredisë.

Një skenar parashikon që Byroja e Kredisë të përfshijë të dhëna jo vetëm nga shoqëritë financiare, po edhe nga kompanitë, përfshi ato të shërbimeve utilitare, si energjia, uji dhe telefonia apo nga bizneset që kreditojnë vetë blerjet e klientëve. Kjo do të evidentonte borxhlinjtë e këqij, jo vetëm brenda sistemit financiar, por edhe më gjerë.

Aktualisht, bankat kanë akses në regjistrin e kredisë që administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe që përfshin të dhëna për kreidmarrësit në institucionet financiare. Por, besohet se ngritja e një Byroje Kredie do të mund të ofrojë një informacion edhe më të gjerë, për të gjykuar lidhur me besueshmërinë e një aplikuesi për kredi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5.6% është me probleme

Kredia jashtë vendit po përkeqësohet

BSH: Duhen forma të tjera

Bankat kanë fshirë 51 mld lekë kredi