MENU
klinika

Diego Armando Maradona

“Droga? Jo drejtësi me të kaluarën time”

06.10.2018 - 13:46

Është rikthyer të flasë për drogën, por kësaj here i ngacmuar nga gazetarët. Diego Armando Maradona, i cili aktualisht drejton Dorados de Sinaloa, është i ndershëm në lidhje me varësinë e tij nga droga, në një bisedë me “Infobae”.

Nga ana tjetër, legjenda e Argjentinës u pyet mbi ata që e kritikojnë për të kaluarën e tij, duke u përgjigjur se dëshiron të vazhdojë përpara, në rolin e trajnerit. “Unë nuk mendoj se ata që më kritikojnë bëjnë drejtësi me të kaluarën time, por ju e dini se çfarë ndodh. Në Argjentinë ka shumë maska. Dhe të gjithë ata, që flasin me xhepat e fryrë, kalojnë nga kokaina, gjithashtu”, – tha Maradona fillimisht, duke iu përgjigjur sulmit me sulm.

“Dora e Zotit” shtoi se droga është e pranishme te të gjitha klasat shoqërore në vendin e tij, çka përbën fakt të njohur për këdo: “Mos mendoni se vetëm fëmijët e konsumojnë, të cilët mund të kenë një hall moshe. Jo, në Argjentinë e bëjnë edhe njerëz me status mjaft të mirë në jetë. Ata mendojnë se u bën mirë, sepse e kam marrë vetë, duke besuar të njëjtën gjë”.

maradona dhe gruaja e tij
maradona dhe gruaja e tij

Diego u pyet edhe në lidhje me thëniet e diskutueshme të Fernando Signorini, trajnerit historik të tij, i cili pretendonte se Maradona e ka ndihmuar: “Fernando gjithmonë ka të drejtë, ai ka përfituar nga historia ime për të shpëtuar fëmijët e varur nga droga të deputetëve dhe udhëheqësve”.

Së fundmi, ai shprehu dëshirën për të vazhduar të drejtojë në futboll, mundësisht si trajner: “Unë dua të punoj deri sa të më lejojnë gjunjët. Ditën kur nuk do të kem çfarë të jap më, do të largohem”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”