Një dekadë më parë, Fisnik Ismaili krijoi një skulpturë për të festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Kjo ishte një fjalë, “Newborn”, me shkronja 10 këmbë të larta, pikturuar me një të verdhë të ndezur. Ai nuk kishte të holla për të paguar punonjësit që e ndërtuan atë, kështu që la makinën dhe çelësat e shtëpisë si një depozitë në bankë.
Në mbrëmjen që skulptura u inagurua në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, më shumë se 150,000 njerëz e vizituan atë. “Ai moment dukej më i madh se vetë jeta,” tha zoti Ismaili. “Njerëzit vazhduan të vinin, duke u ngjitur, duke shkruar në të. Kjo gjë vazhdoi për orë e orë të tëra”.
“Në atë moment, ishim shumë shpresëdhënës, të gjithë ishin,” tha z.Ismaili. “Ju duhet të kishit parë fytyrat e të gjithëve, 99 për qind e tyre po qanin”.
Pas inagurimit më 17 shkurt 2008, “Newborn” shpejt u bë simbol i Kosovës. U shfaq në faqen e parë të The New York Times një ditë më pas, në vitin 2012, Rita Ora, ylli Kosovo-britanik I pop-it, kërceu mbi të gjatë një video muzikore.
Por që nga inagurimi i skulpturës dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, përparimi ekonomik dhe politik është turbulluar shumë në vend. Korrupsioni është një problem i madh dhe ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për kufirin me Serbinë.
Skulptura e Z.Ismaili e ka ndjekur atë histori, të mirë dhe të keqe.
Në vitin 2016, për shembull, ai e pikturoi atë me re, por gjithashtu pikturoi tela me gjemba rreth shkronjave, një simbol-deklaratë për vështirësitë që kosovarët kishin për të hyrë në shumicën e pjesës tjetër të Evropës.
Vitin tjetër, ai pikturoi tulla me letra, vendosi sipër “N” dhe “W” dhe më pas shkroi fjalët “Pa mure” midis tyre, në përgjigje të përpjekjeve për të ndërtuar një mur përmes Mitrovicës, një qytet etnikisht i ndarë në veri të vendit.
“Sa herë që e pikturoj atë, unë dua të jap një mesazh,” tha ai.
Në formën e tanishme, ky mesazh është optimist. Shkronja “B” është zëvendësuar me numrin “1”, duke bërë një 10 për të festuar vitet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Por z. Ismaili fillimisht donte që kjo të kishte një mesazh politik.
Z. Ismaili është drejtor kreativ i një agjencie reklamash dhe një anëtar i opozitës së Parlamentit të Kosovës. Ai nuk duket se ka frikë të shprehë pikëpamjet e tij.
Në vitin 1991, ai u nis për në Londër për të mos u rekrutuar në Ushtrinë Jugosllave, pasi vendi ishte ndarë.
Në Londër, ai studioi multimedia kompjuterike, pastaj punoi për disa agjenci reklamash kryesore, por kur lufta nisi në Kosovë në fund të viteve 1990, ai shkoi në Kosovë dhe shërbeu tre muaj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.