MENU
klinika

Serie A, java 10

Inter triumfon përsëri në “Olimpico”

29.10.2018 - 22:25

Duket se Lazio i sjell fat skuadrës së Interit. Sezonin e kaluar ishte pikërisht fitorja ndaj Lazios në “Olimpico” teksa solli rikthimin në Champions League. Dhe sonte përsëri stadium kryeqytetas është me fatndjellës për zikaltrit, që kanë fituar 2-0 përballë Lazios.

Një sukses që ngjit Interin në vendin e dytë të Serie A, me pikë të barabarta me Napolin e vendit të tretë dhe -6 pikë nga Juventus kryesues. Ndërsa Lazio mbetet në vendin e katërt me 18 pikë, por brenda zonës Champions.

Inter e kërkoi golin që në fillim. Pas disa përpjekjeve, dominimi zikaltër shpërblehet në minutën e 28-të, kur Icardi ndodhet në vendin e duhur për të devijuar topin brenda në rrjetë, me Strakoshën që nuk kishte cfarë të bënte.

Miqtë nuk e ulin ritmin, ndërsa Lazio nuk arrin të godasë portën e Interit. Dhe në minutën e 41-të vjen goli i dytë për zikaltrit, pas një gjuajtje në hyrje të zonës nga Brozovic, që gjen cepin e portës së Strakoshës, që sërish nuk kishte faj.

Në fillimin e pjesës së dytë janë vendasit që përpiqen të futen në lojë, por goli nuk del në dritë. Inter rrit ritmin dhe vjen goli i tretë. Miranda pason për Icardi-n, që i shmanget mbrojtësit të fundit, godet dhe mposht përsëri portierin shqiptar të Lazios.

Nuk ka më histori, pavarësisht se Inter mund të kishte shënuar edhe një gol të katërt. Lazio kapitullon dhe maksimumi që mund të luftojë është vendi i katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN