MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Java e parë e Euroleague mbyllet me surpriza

12.10.2018 - 22:18

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit e javës së parë të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku nuk kanë munguar surpriza. Skuadra greke e Olympiacos arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur 87-66 Khimki Moskë, sukses disi i papritur për ekipin helen.

Basketbollistët e Khimki e nisën mirë ndeshjen (Shved 34 pikë), por shpejt u dorëzuan përballë miqve, me Leday që ishte shënuesi më i mirë, me 14 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Armani Milano, që mundi 82-71 debutesit e Buducnost, që duket se u ndikuan shumë nga emocionet e një sfide të tillë. Falë një loje të mirë kolektive, ku 5 lojtarë realizuan mbi 11 pikë, Milano arriti të marrë një fitore të vyer, duke e nisur mbarë këtë event.

euroleague
euroleague

Një fitore të lehtë mori skuadra nënkampione e Fenerbahce, që mposhti 97-72 Gran Canaria, një tjetër debutues dhe pa shumë përvojë në këtë event. Turqit e dominuan ndeshjen, ku diferencën e bëri Vesely me 19 pikë.

Surprizon edhe ekipi spanjoll i Baskonia Gasteiz, që triumfoi 87-79 në Lituani ndaj Zalgiris, takim me rivalitet dhe emocione në shumicën e kohës. Wolters realizoi 19 pikë për Zalgiris, por që mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë u dallua Granger me 15 pikë.

Euroleague – Java e parë (11-12 tetor)

CSKA Moskë – Barcelona 95-75

Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv 89-84

Bayern Mynih – Anadolu Efes 71-90

Real Madrid – Stamboll 109-93

Buducnost – Armani Milano 71-82

Khimki Moskë – Olympiacos 66-87

Zalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz 79-87

Fenerbahce – Gran Canaria 97-72