MENU
klinika

Videoja e tij bëhet virale

Kërcimi i Maradonës në dhomën e zhveshjes…

01.10.2018 - 21:28

Ai thuajse çdo ditë përbën lajm. Qoftë kur fiton, qoftë kur flet, por edhe kur humb. Por Diego Armando Maradona është padiskutim një nga trajnerët që nuk ka shumë sukses, por ka sukses për diçka tjetër…për të festuar.

Ashtu si futbollist, edhe në rolin e trajnerit, shpeshherë Maradona tregohet jo serioz. “El Pibe de Oro” drejton skuadrën e Dorados në Meksikë dhe ndeshjen e fundit e fitoi me rezultatin 2-0, me gola në minutat e 91 dhe 94.

Pas ndeshjes Maradona është parë në dhomat e zhveshjes, që nën tingujt e një kënge latine, fillon të kërcejë me lojtarët e skuadrës së tij. Videoja është bërë menjëherë virale.

Ndërkohë, sot nuk ka munguar edhe një deklaratë e Maradonës për Messin, që i thotë të tërhiqet nga kombëtarja argjentinase, pasi trajneri Scaloni nuk mund ta ngrejë ekipin, sepse është i papjekur dhe nuk ka eksperiencën e duhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Maradona 35 vjet më parë

Ndërhyrja brutale që ndryshoi historinë e La Liga