MENU
klinika

NBA

Ndëshkohen protagonistët e grushteve

22.10.2018 - 16:33

Organet disiplinore të NBA nuk kanë falur aspak 3 basketbollistët që u bënë shkak të një sherri masiv në ndeshjen mes Lakers dhe Houston Rockets të luajtur dy ditë më parë në “Staples Center” të Los Angelos, ku nuk munguan edhe grushtet.

Dy lojtarët e Lakers dhe një i Houston janë pezulluar me disa ndeshje dhe gjobitur. Rajon Rondo i Lakers është pezulluar me 3 ndeshje, si dhe do të paguajë një gjobë prej 186 mijë dollarësh, ndërsa shoku i tij i skuadrës Brandon Ingram është pezulluar me 4 ndeshje dhe gjobitur me 158 mijë dollarë.

Nuk i ka shpëtuar dënimit edhe Chris Paul, i pezulluar 2 ndeshje (një e shleu, pasi nuk luajti sot ndaj Clippers) dhe 491 mijë dollarë. Në mesin e periodës së katërt të ndeshjes Lakers-Houston (fituar 124-114 nga miqtë), Paul e Rondo u bënë protagonistë të një sherri, ku nuk munguan edhe grushtet.

Në këtë sherr ndërhyri edhe Ingram e disa lojtarë të tjerë, duke bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta dhe 3 basketbollistët të lënë lojën me teknike përjashtimi. LeBron James ka shkëputur njërin prej protagonistëve, duke e qetësuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN