MENU
klinika

Legjenda e futbollit francez

Platini: Ja kush e meriton “Topin e Artë”

31.10.2018 - 12:17

Rikthehet të flasë Michel Platini, legjenda e futbollit francez dhe atij botëror. Ai nuk ka asnjë dyshim se këtë vit “Topin e Artë” e meriton vetëm një futbollist. Nuk është një sulmues, as ndonjë emër që bie shpesh në sy, por është një francez, ashtu si vetë ish-presidenti i UEFA-s i cili e ka siguruar 3 herë këtë trofe.

“Asnjëherë si këtë vit nuk ka qenë kaq e lehtë të zgjedhësh kush do të jetë fituesi i “Topit të Artë””, – tha ai në një intervistë për RMC. “Ka vetëm një futbollist i cili ka fituar Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Botës këtë vit, ai është Varane. Zakonisht ekziston debati Cristiano Ronaldo-Messi. Por këtë vit ka një lojtar që i ka fituar të gjitha dhe ai quhet Raphaël Varane”,  – shpjegoi Platini.

“Për më tepër është një lojtar i shkëlqyer. Unë do të kisha votuar për të. Rezultatet janë e vetmja gjë objektive, çdo gjë tjetër është subjektive. Mund të ketë opinione të ndryshme për Griezmann, Mbappe, Giroud, Lloris apo Modric…

Raphaël Varane
Raphaël Varane

Por i vetmi që ka fituar çdo gjë është Raphaël Varane. Mos harroni që në vitin 2006 ishte një mbrojtës, Fabio Canavaro, ai që fitoi “Topin e Artë” dhe ndoshta me të drejtë”, – përfundoi ish-presidenti i UEFA-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN