MENU
klinika

Mbyllja e lojërave të fatit

Rama kërcënoi portalet për reklamat/ Reagimi i tyre

10.10.2018 - 21:08

Pas vendimit më të fundit të qeverisë, të gjitha mediat dhe portalet shqiptare kanë hequr të gjitha reklamave mbi lojërat e fatit.

Përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare, AKEP bën me dije se në bashkëpunim me Autoritetitin e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve e web-ve.

Nga kontrollet e ushtruara rezultoi se ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme.

Ishte kryeministri Edi Rama i cili nje dite me pare ne nje konference per mediat tha se portalet dhe mediat televizive dhe radiofonike kane 24 ore kohe per te hequr reklamat e kompanive te basteve dhe lojerave te fatit.

lojerat-e-fatitt-konica.al
lojerat-e-fatitt-konica.al

Deklarata e AKEP-it:

“Mbi verifikimin dhe bllokimin e faqeve domain me përmbajtje publiciteti mbi lojërat e fatit në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi

Në mbështetje të Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” AKEP në bashkëpunim me Autoritetitn e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve web në domain. al dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al dhe domaine të tjera (si psh .com, .net etj), të cilat përmbanin publicitet mbi lojërat e fatit në kundërshtim me nenin 9 pika 2 të Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Pas verifikimeve të kryera, grupi i punës në AKEP ka konstatuar se nga ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme, 10 tetor 2018.

Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të përfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim.”

Postimi i Rames sot, pasi beri lajmerimin nje dite me pare ne konferencen per shtyp:

rama-konica.al
rama-konica.al