MENU
klinika

Prekëse!

Realiteti i sotëm përmes ilustrimeve!

31.10.2018 - 16:41

Njerëzimi ka evoluar nga viti në vit dhe bashkë me të, edhe mënyra e jetesës. Teknologjia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, për të orientuar mënyrën e jetesës për mbarë botën.

Në ditët e sotme jetojmë një periudhë të artë për teknologjinë, që ka lehtësuar ndjeshëm komunikimin dhe jetesën.

Gjithsesi problematikat sociale nuk janë zhdukur, thjesht janë zëvendësuar me të tjera të reja. Përmes artit të fotografisë, në mënyrë paradoksale po ju paraqesim realitetin e sotëm, të dhimbshëm dhe prekës në një farë mënyre.

Ky ilustrim tregon dëshirën e madhe, por të shprehur përmes argëtimit, të një vajze të vogël e cila nuk dëshiron luftë në këtë botë.

Ky ilustrim tregon vështirësinë që kanë personat e diplomuar për të gjetur punë në profilin e tyre.

Ky ilustrim tregon pabarazinë ekonomike të shtresave të shoqërisë së sotme. Dikush ka me shumicë, dikush nuk ka fare dhe përpiqet ta nxjerrë bukën e gojës në rrugë.

Dëshira, apo le të them trendi i ri që ka kapluar femrat anëembanë globit, për të parë më shumë paranë dhe materialet se sa dashurinë e vërtetë.

Tashmë nuk ka ndonjë ndryshim mes qenit apo njeriut, të dy janë të lidhur nga të zotët e tyre, të dy janë të varur…

Dëshira e madhe për të treguar çdo gjë që bën, madje edhe kur bën bamirësi, disa nuk e bëjnë me zemër, por e bëjnë për t’u dukur.

Siç ka thënë edhe Napoleon Bonaparti “Luftën e fitojnë ushtarët, meritat i marrin gjeneralët”

Kërcënimi i madh që po i bën njeriu nënës natyrë, dukë ndërtuar kudo dhe pa kriter.