MENU
klinika

Zbuloni ku ndodhet!

Statuja më e lartë në botë, pritet inagurimi!

28.10.2018 - 12:38

India është e vendosur të inagurojë statujën më të lartë në botë javën e ardhshme, figura e shtatlartë e Sardar Vallabhbhai Patel, një udhëheqës popullor politik dhe social, i cili ishte pjesë e luftës së lirisë që rezultoi në pavarësinë e Indisë nga sundimi kolonial britanik në 1947.

Duke arritur 182 metra mbi lumin Narmada në shtetin perëndimor indian të Gujarat, statuja është vendosur të zbulohet më 31 tetor, një figurë e formuar nga përafërsisht 1,850 tonë metrikë bronzi.

“Në botë, njerëzit flasin për Statujën e Lirisë në Amerikë. Ne duam të bëjmë një statujë të Sardar Patel në dyfishin e madhësisë së statujës së Lirisë”, tha kryeministri Narendra Modi në vitin 2013.

Statuja e Lirisë është 93 metra e lartë, duke përfshirë piedestalin e saj.

Projekti ambicioz u njoftua nga Modi në vitin 2010, kur ai ishte ende kryeministër i shtetit të Gujarat. E ndërtuar me fonde të ndara nga qeveria e shtetit Gujarat, ajo gjithashtu ka marrë mbështetje nga qeveria federale dhe kontributet individuale.

Përllogaritur të kushtojë mbi 410 milionë dollarë, komisioni që mbikqyr ndërtimin kërkoi që donacionet publike të përfundonin statujën. Modi u bëri thirrje fermerëve anembanë vendit për të dhuruar materialin e hekurit.

Imazhet tregojnë punëtorë indianë që bëjnë punimet përfundimtare në statujën e Patel, i cili mban një këmishë, shall dhe mantel.

Promovuar si një ëndërr që Modi është i gatshëm të përmbushë në mandatin e tij të parë si Kryeministër, projekti përfshin një qendër muze, kërkimi dhe argëtimi.

Një hotel me 3 yje është ndërtuar në një kompleks aty pranë.