MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 10

Teuta frenon Flamurtarin në Vlorë

27.10.2018 - 18:58

Pas fitores një javë më parë në Vlorë kundër Tiranës, u duk se Flamurtari u fut në shinat e duhura dhe do fazën e dytë do ta niste me më shumë pretendime. Por vlonjatët sot nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Teutës në shtëpi dhe duket se maksimumi që mund të arrijnë këtë sezon është një vend në Europë.

Vendasit duket se e zgjidhën ndeshjen në minutën e 24-t, kur Danilo Alves shënon golin e avantazhit. Por nuk ishte e thënë. Miqtë barazojnë me anë të një ish-futbollisti si Gerhard Progni në minutën e 34-t.

Pjesa e dytë ka folur kryesisht për vlonjatët, por goli i fitores nuk ka ardhur në dritë. Ka pasur edhe tension në fushën e lojës, ku është përfshirë edhe trajneri Ilir Daja, si rrallëherë kjo për teknikun e kuqezinjve.

 

FLAMURTARI – TEUTA 1-1

Danilo Alves 25’ / Progni 34′

Flamurtari: Koliçi, Veliu, Siljanovski, Pollozhani, Useini, Musta, Batha, Hyseni, Bushiç, Torrasa, Danilo Alves (Ribaj 76′). Trajner: Ilir Daja.

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj, Shkalla, Ndreca, Traore (Beqja 85′), Osmani, Sidibe, Kallaku (Gashi 46′), Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Kartonë të verdhë: Veliu 33′, Torasa 49′, Batha 57′ Alves 60′, Musta 63′, Bushiç 79’/ Progni 37′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Alfred Shkreta, Arber Zalla, Olsid Ferataj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 2

Flamurtari mposht Kukësin në Vlorë