Skluptori Ermir Grezda promovon kolanën artistike: Turizmi kulturor s’bëhet me male, duhen skulptura. Kjo vjen në përvjetorin e 70 të lindjes së tij. Për shumë vite ai ka punuar në Galerinë e arteve.
Skulptori Ermir Grezda është i njohur në punimet e tij për finesën dhe elegancën e formës, teknikën e punimit të baltës me plasaritje, e mbivendosje të pjesëve të volume.
Ai ka punuar në skulpturën monumentale, portrete në qeramikë dhe materiale të tjera ndërsa shumë prej veprave të tij ndodhen në Kosovë, vendet Europiane dhe Sh.B.A.
Artisti për nga natyra e tij nuk ndalet, jeta e tij kalon nëpër këto skluptura ku krijon një fizionomi të realizmit të qenies njerëzore.
Për këtë promovim ai shpreh pakënaqësi nga trajtimi që, Galeria Kombëtare e Arteve edhe Ministria e Kulturës, bëjnë ndaj artistëve me përvojën shumëvjeçare në art. Edhe kolegët e tij nuk janë përfilluar nga kjo galeri dhe nga Mnistria e kulturës.
Ai mendon se në lidhje për artin është bërë shumë pak ose aspak. Ekspozitën e tij artistike dhe albumin e tij mbi skulpturat ai e bën në ambient e hapura në një hotel të Tiranës.
Qendra e vëmendjes në këtë ekspozitë është njeriu me gjithë dimesionin e tij, natyra njerëzore me gjithë shprehitë e saj. Sidomos ai ka një kujdes ë veçantë për figurën e gruas dhe i është përkushtuar gjithmonë njeriut.