MENU
klinika

Propozohet “Qasja e Tiranës”

Zgjidhje për kredimarrësit e mëdhenj me probleme

16.10.2018 - 15:57

Banka e Shqipërisë propozon një zgjidhje të re për kredimarrësit e mëdhenj me probleme, që kanë ekspozime në disa banka të sistemit. Projekti, i quajtur ndryshe “Qasja e Tiranës” , parashikon ngritjen e një platforme të përbashkët mes bankave kredituese për të trajtuar këto çështje.

Projekti parashikon që trajtimi i përbashkët nga bankat të marrë formë të detyrueshme, ndërkohë që deri tani kjo mund të bëhet vetëm vullnetarisht, pa një mekanizëm që ta rregullonte ligjërisht si proces. Projekt-rregullorja e Bankës së Shqipërisë parashikon edhe të drejtën e autoritetit mbikëqyrës për të marrë sanksione ndaj bankave jo bashkëpunuese.

Çështja e kredimarrësve të mëdhenj, me ekspozime në disa banka, ka qënë një ndër pikat kryesore të strategjisë për uljen e raportit të kredive me probleme. Një pjesë e rasteve janë zgjidhur me ristrukturim, një pjesë me marrjen në pronësi të kolateraleve apo aseteve nga bankat, kurse një pjesë e kreditorëve të këqij janë dërguar në proces falimenti.

Platforma “Qasja e Tiranës” do të synojë kryesisht të çojë drejt zgjidhjes rastet e mbetura, që sipas të dhënave jozyrtare nga Banka e Shqipërisë nuk janë më shumë se dhjetë.

Rregullorja e propozuar nga Banka e Shqipërisë iu është dërguar për konsultim bankave tregtare dhe pritet të miratohet brenda këtij viti.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në fund të gushtit zbriti në nivelin 12.9%, ndërsa objektivat operacionale janë për ta ulur pranë nivelit 10% deri në fund të vitit 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BSH: Duhen forma të tjera

Bankat kanë fshirë 51 mld lekë kredi