MENU
klinika

Kthimi në Maqedoni

A do të kthehet Gruevski nga Hungaria?

29.11.2018 - 16:26

Eurodeputetët kanë miratuar dy amendamentet përmes së cilëve kërkohet nga Hungaria që ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni.

Grupi i Socialdemokratëve dhe të Gjelbërit para disa ditësh dorëzuan amendament për këtë temë, ndërsa kishte dyshime se ai i të Gjelbërve nuk do të kalojë për shkak të fjalorit të mprehtë.

A do të kthehet Gruevski nga Hungaria?
A do të kthehet Gruevski nga Hungaria?

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç që kërkon ekstradimin e Gruevskit, thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Ndërsa, eurodeputetët sot refuzuan amendamentet greke, të cilët kërkonin që të fshihet fjala “maqedonase” nga raporti, si dhe amendamentin e eurodeputetes greke e cila kërkonte në rezolutën për Maqedoninë të përfshihet edhe dalja e ulët në referendum. /Konica.all/