MENU
klinika

Prapaskena

Dy kushtet e Contes që e larguan nga Real

04.11.2018 - 14:50

Florentino Perez nuk ka pranuar që Antonio Conte, të paktën për momentin, të bëhet trajner i Real Madrid. Dhe kjo për shkak të dy kushteve që ka vendosur italiani. Sipas “Goal.com”, tekniku italian u ka kërkuar drejtuesve të Real Madrid nënshkrimin në janar të Icardit dhe Otamendit.

Ndërkohë, vetë kërkoi një kontratë për tre sezone me 10 milionë euro në vit. Conte ua ka bërë të qartë se dëshiron që të ketë fuqinë absolute për të vendosur për blerjet dhe largimet e sezonit. Emrat e Icardit dhe Otamendi, janë treguesit e parë të kësaj autonomie që ai dëshiron te “Galaktikët”.

49-vjeçari nuk është përjashtuar nga lista e emrave të trajnerëve të “preferuar” të madrilenëve, por kërkesat e tij bien ndesh me filozofinë e klubit. Drejtuesit i japin fuqi trajnerit që të kërkojë përforcime, por në fund veton e ka bordi drejtues.

Antonio Conte
Antonio Conte

Otamendi është një qendërmbrojtës që tashmë është 30-vjeç, ndërsa politika e Real Madrid është që të afrojnë lojtarë të rinj. Sa i përket Mauro Icardit, kjo do të sillte që planet për merkaton e verës të bëheshin në janar dhe Florentino Perez nuk është gati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN