MENU
klinika

Aktivitete

Festohet suksesi i grave shqiptare në art dhe kulturë!

30.11.2018 - 14:45

Gjatë gjithë muajit dhjetor në Qendrën e Informimit dhe Kulturës së Bashkimit Evropian do të zhvillohen disa aktivitete për të festuar dhe promovuar punën e gruas kosovare në diplomaci, kulturorë dhe art, me moton ‘Gratë e Kosovës në promovimin e artit dhe kulturës’.

Si fillim do të hapet ekspozita ‘Klithma e Heshtjes së Gruas’ më datë 3 dhjetor. Dy artiste të njohura në fushën e artit pamor në Kosovë, Mjellma Goranci dhe Shqipe Kastrati do të prezantojnë punën e tyre në pikturë dhe skulpturë.

Pikturat e Mjellmës shpalosin bukurinë e gruas me anë të ngjyrave të ndezura, ndërsa Shqipja përdorë gruan dhe rrobat e saj tradicionale në skulpturat e saj, punë e cila momentalisht po rrugëton gjatë nëpër botë.

Më datë 4 dhjetor, në EUIÇ do të ketë shfaqje të filmit ‘Ajo’ nga More Raça dhe do të pasojë biseda me regjisoren.

More Raça është një prej regjisoreve të reja më premtuese në vend, filmi i së cilës aktualisht është përzgjedhur në selektimin e parë të mundur për t’u nominuar në kategorinë e filmave të shkurtër në ceremoninë The Oscars.

Filmi i saj debutues “Ajo” është shfaqur suksesshëm në disa festivale. Pas shfaqjes së filmit do të pasojë një diskutim me regjisoren Raça.

Më 5 dhjetor vjen paneli i diskutimit që do të përqendrohet te gratë lidere në art dhe kulturë në Kosovë, të cilat po i udhëheqin disa prej institucioneve të pavarura kulturore më të rëndësishme në Kosovë dhe kësisoj po ndihmojnë në diplomacionë kulturore.

Në panel do të jenë Besa Luzha, Drejtoreshë e Festivalit ‘Chopin Music Festival’, Nita Deda, Drejtoreshë e Festivalit ‘Dokufest’, Zana Krasniqi, Drejtoreshë e Festivalit Femart, Donika Rudi, Drejtoreshë e Festivalit Remusica, Vjosa Berisha, Drejtoreshë e Festivalit PriFest dhe Arta Bunjaku, Drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas më shumë se një shekulli

I vodhi 26 vepra arti, tani do ia kthejë!