MENU
klinika

NBA

Humb në shtesë, e treta radhazi për Raptors

17.11.2018 - 11:18

Tri humbje radhazi dhe surpriza e këtij sezon në NBA, Toronto Raptors është kthyer me këmbë në tokë, teksa është mposhtur pas kohës shtesë nga Boston Celtics, me rezultatin 123-116, teksa koha e rregullt pati përfunduar 107-107.

Perioda e parë dhe e fundit u fituan nga vendasit, ndërsa e treta dhe e katërta nga Raptors, që në shtesë u shpërfytyruan, duke shënuar vetëm 9 pikë, kundrejt 16 të kundërshtarit.

Plot 43 pikë dhe 11 asiste për Irving, i cili udhëhoqi të tijtë drejt këtij suksesi, duke bërë të pavlefshme 31 pikët e Leonard të kanadezëve, që tashmë rrezikojnë edhe kreun në Konferencën e Lindjes në NBA.

Rikthehet Milwaukee Bucks, që fiton në shtëpi thellë 123-104 ndaj Chicago Bulls. Bucks-at kanë një ndeshje më pak se Raptors dhe mund ta barazojnë në krye të renditjes, ndoshta përballja mes tyre dhe do të nxjerrë të parin e Konferencës së Lindjes.