MENU
klinika

Giacomo Vrioni

“Jam pjesë e Kombëtares, Panucci ka besim”

22.11.2018 - 15:55

Nuk luajti ashtu si në Izrael, por Giacomo Vrioni ishte edhe këtë radhë i grumbulluar me Kombëtaren, pavarësisht se nuk iu dha hapësirë në dy ndeshjet ndaj Skocisë dhe Uellsit.

Megjithatë, sulmuesi 19-vjeçar nuk e ka problem këtë pjesë, duke u shprehur se është i kënaqur edhe me grumbullimin. Në një intervistë për “Corriere del Veneto”, ai ka folur edhe në lidhje me vendimin e Zengës për t’i ndryshuar pozicionin në fushë, duke e kaluar si sulmues i krahut të djathtë.

“Për mua është e rëndësishme që jam pjesë e skuadrës Kombëtare. Trajneri më ka pritur shumë mirë dhe më ka shpjeguar se çfarë pret nga unë, duke më treguar gjithçka që ai ka parë nga ndeshjet e mia të para me Venezian. Panucci ka besim tek unë dhe këtë e tregon fakti se ai më ftoi sërish në Kombëtare.

vrioni gol
vrioni gol

Për mua, nuk është diçka e re që të luaj si sulmues i djathtë, pasi jam i majtë, duke qenë se Zenga më ka provuar në atë pozicion në kohën kur luaja te të rinjtë e Sapmdorias. Ai më ka kërkuar q të jem i përqendruar dhe të provoj goditje.

Mes dy roleve, do të më pëlqente që të luaja si qendërsulmues. por do të ndjek udhëzimet e Zengës pa u hezituar dhe nëse më kërkohet të luaj në këtë rol, atëherë do të luaj”, – u shpreh Vrioni.

ka besim”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Binaku e Vrioni: Synimi, vendi i parë

Shënuesi ynë feston me shqiponjë

Kombëtarja U-21 e pëson në fund nga Italia

Situata në ekipet kombëtare

Mihaj me frakturë, U-21 merr Vrionin