MENU
klinika

Basketbolli amerikan

Kampionët e NBA bien përsëri, fitojnë Clippers

16.11.2018 - 10:01

Nuk ka më skuadra të pathyeshme në NBA, për më tepër kur bëhet fjalë për kampionët në fuqi, që kanë regjistruar humbjen e katërt dhe tani rrezikojnë edhe kreun në Konferencën e Perëndimit. Mungesa e Stephen Curry vazhdon të ndihet te skuadra kampione e Golden State.

Warriors u mundën sot 107-86 nga Houston. Një ndeshje e dominuar nga vendasit, me James Harden që bëri diferencën në fushë, autor i 27 pikëve, ndërkohë që edhe stoli dha një dorë në këtë triumf, nga ku erdhën 38 pikë. Për miqtë u dallua Durant me 20 pikë.

Ka fituar ekipi i Clippers, që mundi 116-111 San Antonio, një përballje mes dy ekipesh rivale në Perëndim, ndeshje në përgjithësi e dominuar nga vendasit, që në fund rrezikuan disi.

Williams me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga Gallinari (19) e Harris (18), ndërsa për Spurs u dallua DeRozan me 34 pikë, por që mbetën për statistikë. Ekipi i Denver, falë 25 pikëve të Hernangomes, mundi 138-93 Atlanta, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 12 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN