MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova vazhdon hakmarrjen ndaj Serbisë

21.11.2018 - 17:32

Kosovë

Produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për në Kosovë nga dita e mërkurë do të kenë taksë prej 100 për qind.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga këto dyja vende.

Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, nëse shfuqizohet vendimi për rritjen e taksës prej 10 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të parashikoj nëse Prishtina pas dështimit për t’u anëtarësuar në Interpol do të pranojë të heq taksën, apo të vazhdojë me masa më të ashpra.

Maqedoni

Ish-drejtori i policisë sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov është paraburgosur, pasi Gjykata Themelore e Shkupit i ka caktuar masën e arrestit 30 ditor.

Nga Gjykata Themelore kanë thënë se ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për shkak të rrezikut për arratisje të mundshme, ndërsa gjykatësi i procedurës parahetimore i ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Kosovë

Pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në organizatën e policisë ndërkombëtare e njohur si INTERPOL, mediat serbe kanë publikuar listën e vendeve që kanë votuar kundër, pro si dhe të atyre që kanë abstenuar.

Kujtojmë se për pranimin e Kosovës në INTERPOL është votuar të martën në Asamblenë e Përgjithshme në Dubai, ku pas dy raundeve Kosova nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për pranim.

Maqedoni

Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, përmes profilit të tij në Tëiter ka kërkuar sqarime nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, lidhur me azilin e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.

Hahn kërkon sqarime se në çfarë baze Hungaria i ka miratuar azilin Gruevskit.

Maqedoni

Në Gjykatën Penale Shkupi 1 vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill vitit të kaluar.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe për seancë është paraparë të vazhdohet me leximin e mesazheve dhe komunikimin në Viber nga telefonat mobil të të akuzuarve. /Konica.al/