MENU
klinika

NBA

Lakers dhe Spurs surprizohen në shtëpi

05.11.2018 - 11:32

Los Angeles Lakers kthehen në “origjinë” për këtë sezon. Paraqitje e dobët e tyre në “Staples Center” ndaj Toronto Raptors. Me LeBron James jashtë formës së zakonshme, kalifornianët u mposhtën 127-121 para publikut të tyre, duke u kthyer te humbja pas dy fitoreve radhazi.

Katastrofik starti i takimit për Lakers, me periodën e parë që u mbyll 17-42, me një diferencë të frikshme pres 25 pikësh. Edhe pse u munduan ta rikuperonin këtë hendek, sidomos në periodën e fundit, kalifornianët nuk mundën ta shmagnin disfatën, që i mban jashtë zonës play off.

Vetëm 18 pikë për LeBron James, ndërsa Kuzma shënoi 24 pikë për kalifornianët. Spikati në radhët e Raptors, Ibaka, që e mbylli takimin me 34 pikë dhe 10 topa të kontrolluar poshtë koshit.

Humbje e papritur e San Antonio Spurs 110-117 ndaj Orlando Magic në “AT&T Center”, ku spikati për miqtë Aaron Gordon me 26 pikë dhe 8 rikuperime, ndërsa për teksanët nuk mjaftoi DeRozan, që u ndal në 25 pikë, 5 asiste dhe 7 rikuperime.

Tjetër humbje për Minnesota Timberwolves, këtë herë 111-81 në parketin e Portland Trail Blazers. Plot 13 basketbollistë aktivizuan vendësit, duke shfrytëzuar formën e dobët të Timberwolves.

Fitore e madhe e Phoenix Suns 102-100 përballë Memphis Grizzlies nën udhëheqjen e Booker, që realizoi për vendasit 25 pikë në total, por ç’është më e rëndsishmja, Suns rikuperuam plot 12 pikë në periodën e fundit, duke fituar në fund me vetëm dy pikë më shumë.