“Leonardo është italian”: Italia dëshiron të rinegociojë huazimin e pikturave të Da Vinçit nga muzeu i Luvrit.
Italia është angazhuar të huazojë të gjitha pikturat e artistit të madh në muze në 2019, me rastin e ekspozitës që shënon 500 vjetorin e vdekjes së piktorit.
“Italia dëshiron të rinegociojë marrëveshjen e huazimit të të gjitha pikturave të Leonardo da Vinçit në Luvër në 2019, gjatë një ekspozite që shënon 500 vjetoin e vdekjes së tij”, – njofton media italiane.
Sekretarja e Shtetit të Kulturës, Lucia Borgonzoni, anëtare e Lidhjes, partia e ekstremit të djathtë të Matteo Salvini, deklaroi për “Corriere della Sera”, se kushtet e marrëveshjes të nënshkruar nga ish-Ministri i Kulturës, Dario Franceschini, ishin “të pakonceptueshme”. Ajo shpjegon, në lidhje me artistin e njohur të Rilindjes, lindur në Itali më 1452 dhe vdekur në Francë më 1519:
“Leonardo është italian, ai vetëm sa vdiq në Francë. Huazimi i këtyre pikturave në Luvër do ta vendoste Italinë në kufirin e një evenimenti të madh kulturor”.
“Francezët nuk mund të kenë gjithçka”
Në 2017, Italia u zotua të marrë të gjitha pikturat eLeonardo da Vinçit në Luvrit për ekspozitën e tij në vitin 2019, duke shënuar 500 vjetorin e vdekjes së tij. Lucia Borgonzoni vazhdon:
“Duhet të ridiskutojmë gjithçka. Kur vihet në lojë autonomia e muzeve, interesi kombëtar nuk mund të vijë së dyti. Francezët nuk mund të kenë gjithçka”.
Marrëveshja franko-italiane gjithashtu parashikon që muzeu i Luvrit të japë edhe veprat e një piktori tjetër të shquar të Rilindjes, Raphael, në Muzeun e “Ecuries du Quirinal” në Romë, për një ekspozitë që do të mbahet në vitin 2020, përsëri për të festuar 500 vjetorin e vdekjes së artistit.
“Shumica e punimeve të Raphaelit ndodhen tashmë në Itali dhe Paris. Për më tepër, Parisi thotë se vetëm pikturat e lëvizshme mund të vijnë tek ne, pa e specifikuar se cilat”, – shprehet Borgonzoni.
(L’Observateur”)