MENU
klinika

Video e Will Smith

Merret “peng” kampioni Lewis Hamilton

26.11.2018 - 12:39

Një video e bërë nga aktori me famë botërore Will Smith po qarkullon në rrjetet sociale menjëherë pas përfundimit të sezonit të Formula 1. As “rrëmbimi” dhe lidhja në karrige nuk e ndalur pilotin britanik Lewis Hamilton që të fitojë  në Abu Dhabi.

Piloti britanik la pas gjermanin Sebestian Vetel, duke u konfirmuar si kampion absolut i Formula 1. Disa orë para startit të garës, Hamilton u “mor peng” nga ylli i Hollywood-it, Will Smith, i cili e lidhi britanikun në një karrige dhe i kërkoi që të garonte ai në pistën e Abu Dhabit, duke qenë se janë të ngjashëm.

“Unë me ngjyrë, ti me ngjyrë. Ne jemi të ngjashëm, ata nuk do të na vërejnë”, – shprehet aktori. E gjitha kjo në kuadër të shakasë, teksa video nga momenti i “rrëmbimit” të Hamilton nga Will Smith është duke bërë xhiron e internetit.

Ata janë dëfryer gjatë këtyre ditëve në Abu Dhabi, duke rikonfirmuar shoqërinë e mirë mes tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN