MENU
klinika

NBA

Mësohet shkaku i humbjes së thellë të Warriors

09.11.2018 - 19:23

Mësohet edhe shkaku i humbjes së sotme në shtëpi i Golden State Warriors, ku Milwauke trimfoi 111-134. Shkaku ishte basketbollisti Stephen Curry, që e la në mes këtë takim (doli nga fusha në periodën e tretë për shkak të një dëmtimi). Mësohet se ka pësuar një tërheqje në kofshë.

Sipas trajnerit Steve Kerrr, dëmtimi nuk duket i rëndë, por lojtari do t’i nënshtrohet ditën e shtunë një rezonance magnetike, për të mësuar më në detaje shkallën e dëmtimit dhe mund të mungojë ndeshjen e radhës në kampionat.

Curry doli vetë nga fusha dhe shkoi pa çaluar në dhomat e zhveshjes pas dëmtimit. “Të shohim se çfarë ka ndodhur dhe se çfarë do të ndodhë ditët në vijim. Ky është një dëmtim i ri për mua, nuk e kam idenë se si është situata”, – tha Curry.

Për skuadrën e Warriors ky është dëmtimi i radhës, pas atyre të Draymond Green dhe Shaun Livingston. Gjithsesi, Golden State udhëheq në Koferencën e Perëndimit me 10 fitore dhe 2 humbje, e dyta erdhi pikërisht sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN