MENU
klinika

Stadiumi

Mziu s’lejoi Kamzën e vet, tani luan edhe Kukësi

09.11.2018 - 13:15

Në Shqipëria gjërat përmbysen aq shpejt, sa nganjëherë të duket se gjithcka është pjesë e një shfaqje. Para dy vitesh, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, nën tagrin e drejtuesit të bashkisë, nuk lejoi të luante Kamza, ekipi që përfaqëson gjithë atë komunitet.

Një konflikt artificial me presidentin Naim Qarri, por që më pas u zgjidh dhe pasoi me një bashkëpunim, të paktën deri në fillim të këtij sezoni, pasi palët duket se janë ndarë sërish. Sa për informacion, 51% të aksioneve i ka Qarri, që mban edhe rolin e presidentit dhe 49 % janë të Bashkisë Kamëz.

Qarri ka akuzuar Bashkinë Kamëz se nuk po e mbështet klubin, ndërsa vetë Mziu ka deklaruar në media se ka përmbushur cdo detyrim financiar dhe ligjor për ekipin. Por në mes hyn edhe Kukësi…

Të gjithë e mbajnë mend duelin Mziu-Gjici për bashkinë Kamëz, i fituar nga i pari, që duket se e ka kthyer në “mbretëri” një nga bashkitë më të mëdah të vendit sa I përket numrit të banorëve. Gjithsesi, klubi i Kukësit duket se ka gjetur akordin për të luajtur më rregullisht në stadiumin e Kamzës në këtë sezon, kur kalendari të mos përplasë ndeshjet e të dy skuadrave.

Verilindorët luajtën fundjavën e kaluar ndeshjen e tyre të parë në këtë impiant, dhe me sa duket do të vazhdojnë të zhvillojnë aty takimet e tyre, edhe pse në fakt atë ndeshje e mbyllën me një humbje përballë Flamurtarit.

Në fakt, stadiumi i Kamzës ishte i vetmi ku Kukësi kishte mbështetje të madhe tifozësh, shumë më tepër se sa janë parë në ndeshjet që ka zhvilluar në Shkodër apo Elbasan në këtë sezon si “shtegtar” në Superiore.

Kjo ka shtyrë presidentin Gjici që të kërkojë dhe të arrijë me çdo kusht akordin me klubin e Kamzës që t’i mundësojë të luajë në këtë stadium. Marrëveshja u arrit dhe takimi i radhës i Kukësit, ai ndaj Teutës, do të zhvillohet pikërisht në Kamëz. Sfida që do të mbyllë javën e 13 të Superiores do të zhvillohet në orën 14:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN