Menu

Kujtimet e skocezit Danny McGrain

“Në Shqipëri, frikë se do më prisnin mjekrën”

17.11.2018

Kohët kanë ndryshuar shumë, shqiptarët mbajnë mjekra e barseta tani prej gati 30 vitesh, por në kohën e diktaturës komuniste këto quheshin shfaqje të huaja dhe rrezikoje burgun. Madje edhe të huajt që vinin në Shqipëri kalonin peripeci nëse kishin mjekër.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

I tillë është rasti i Danny McGrain, legjenda e futbollit skocez, mbrojtës i djathtë, i cili për shumë vite veshi fanellën e Celtic dhe përfaqësueses së vendit të tij, në vitet ’70-’80. Katër dekada më parë, kur erdhi si futbollist i Celtic për të luajtur kundër Partizanit në Kupën e Kampioneve, ai kujton frikën që pati në Shqipëri.

Ish-futbollisti ka treguar se asokohe, para se të vinte në Shqipërinë e izoluar, qarkullonin histori nga më të ndryshmet, disa të vërteta, rreth regjimit komunist dhe gjërave të ndaluara. Mes tyre ishin edhe modelet e mjekrës së gjatë, apo flokët e gjata për meshkuj. Sigurisht, kjo nuk vlente për të huajt, por McGrain nuk dinte një gjë të tillë.

danny Mcgrain
danny Mcgrain

“Ishte një e pavërtetë që ndalohej mjekra në Shqipëri. Mua më thanë se më duhej të rruhesha. Nuk më kujtohet a ma tha presidenti apo një nga drejtuesit e tjerë të skuadrës. Kishte shumë zëra që qarkullonin rreth Rusisë komuniste dhe vendeve të bllokut të lindjes.

Kjo ishte histori fantastike. Ai që drejtonte vendin kishte ndaluar shqiptarët që të mbanin mjekër dhe të dëgjonin muzikën rock, pasi mendonin se do të prishte mendjen e rinisë. Unë sinqerisht mendova se do të më duhej të rruhesha dhe u mërzita se më ishin dashur 2 vite që ta rrisja mjekrën siç duhej”, – tregoi ish-futbollisti.

“Por askush nuk më tha asgjë rreth mjekrës kur shkova në Shqipëri. Asgjë as nuk u përmend ndonjëherë. Mua thjesht më kujtohet si gjë e çuditshme që burrat ecnin të kapur për dore në rrugë.

Ne morëm me vete edhe kuzhinier e ushqime. Për drekë para ndeshjes u ushqyem me vezë të skuqura dhe bukë të thekur e fasule”, – janë kujtimet e McGrain.

Partizani e fitoi atë ndeshje me golin e paharrueshëm të Agim Muratit, por më pas u mund 4-1 nga skocezët në ndeshjen e kthimit dhe i dha lamtumirën turneut. Por historia e mjekrës së MvGrain, që “thuajse u pre” në Shqipëri, u bë e famshme dhe u përmend për shumë vite në Skoci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN