MENU
klinika

NBA

Rikthehen Raptors, Clippers ndalen pas 5 fitoresh

21.11.2018 - 11:50

Rikthehet Toronto Raptors, që edhe pse ka fituar ngushtë, arriti të ruante kreun e klasifikimit në Konferencën e Lindjes, falë suksesit brenda në Florida përballë Orland Magic, me rezultatin 93-91.

27 pikët e francezit Fournier nuk i mjaftuan Orlandos, në një sfidë të cilën Toronto e nisi shumë mire, por nuk e përfundoi në lartësinë e duhur pasi në fund Orlando e vuri shumë në vështirësi. Kawhi Leonard me 18 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për skuadrën kanadeze.

Përmbysje fantastike e Washington Wizards. Skuadra kryeqytetase mposhti në shtëpi Los Angeles Clippers me rezultatin 125-118 në një ndeshje të cilën kalifornianët e kryesonin me +24 pikë në gjysmën e periodës së dytë.

John Wall dhe Bradley Beal ishin dy heronjtë e Wizards pasi të dy së bashku realizuan 57 pikë. Për Washington kjo ishte fitorja e 6-të sezonale, ndërkohë që Clippers ndali ecurinë pozitive prej 5 fitoresh radhazi.

Portland Trail Blazzers, në mënyrë surprise, vazhdon të ruajë kreun e Konferencës së Lindjes. Skuadra nga Oregoni mori fitoren e 12-të sezonale, pasi kaloi në transfertë New York Knicks, me shifrat 118-114, falë 31 pikëve të McCollum dhe 29 të Damian Lillard.