MENU
klinika

Mahnitëse

Shikoni çfarë bën kjo vajzë me flokët e saj!

11.11.2018 - 16:13

Fotografja Krissy Elisabeth me flokët e saj të gjatë krijon imazhe në rrjetin social Instagram, imazhe që kanë brenda kreativitet dhe bukuri marramëndëse.

Elisabeth jeton një Holandë. Ajo ka me të vërtet flokë të gjatë të cilët i mundësojnë të bëj art me to. Gjashtë muaj pas postimit për herë të parë të flokëve të saj, ajo arriti që të ketë mbi 10,000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Për çdo stinë, Elisabeth krijon imazhe të ndryshme me flokët e saj. Në të shumtën e rasteve ajo bazohet në temat e dashurisë sepse shohim që fotografitë e saj janë të mbushura me lule dhe gjethe.

Rekordin botëror Guinness për flokët më të gjatë në botë e mban një adoleshente nga Japonia, që quhet Keito Kawahara (155.5 cm i ka flokët e gjata), kështu që flokët e Elisabethit nuk e kanë thyer këtë rekord.

Pavarësisht nga ky fakt, fotografitë e saj janë shumë më interesante sesa një rekord botëror.


Siç e shohim, në këtë foto të fundit, Elisabeth ka kapur gërshet flokët e saj dhe me gjethet e rëna të pemëve ka formuar krahë ëngjëlli në shpinën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN