MENU
klinika

Nga New York Times

Si do të ishte një fjalim perfekt i Trumpit?

01.11.2018 - 17:52

Donald Trump bën afërsisht 10 mitingje për pesë ditë, përpara zgjedhjeve afatmesme.

Na duhet me të vërtetë një pushim. Vendi është përballur kohët e fundit me shumë terrorizëm, duke përmendur këtu vrasjet masive në Pittsburgh. Dhe në përgjithësi, presidentika qenë totalisht i padobishëm. Ai shkoi në sinagogën ku 11 vetë u vranë dhe nuk tha asgjë.

Kulmi ishte momenti kur ai fajësoi sinagogën që nuk dërgoi rojet e sinagogës në kohën e duhur.

Pas vizitës në sinagogë, Trump u kthye në miting në Illinois. Ai filloi duke folur për “helmin e e antisemitizmit” dhe nevojën për “rinovimin e lidhjeve të dashurisë dhe besnikërisë që i mbajnë së bashku amerikanët”.

Ai foli për këtë temë për gjashtë minuta. Të mërkurën në Florida u desh vetëm një minutë e gjysmë që Trump të fliste për mediat duke i quajtur “armiku i popullit”.

Dhe pastaj ai vazhdon të flasë për biznesin si zakonisht. Ekziston një tendencë për të ekzagjeruar pothuajse çdo gjë. Ky nuk është problem. Trump është i pasaktë në shumë çështje sigurisht, dhe si të gjithë presidentët mburret për arritjet e veta.

Gjëja më e keqe në fjalimet gjatë mitingjeve, është se Trump vazhdon flet për emigracion në mënyrë të përsëritur.

Trump mendon se fakti që shprehet kundër emigracionit, është çelësi për të fituar zgjedhjet afatmesme.

kolana e librave

Mbi të gjitha, mos është e tepërt që amerikanët të kërkojnë që ai të shmangë nxitjen e dhunës në fjalimet e tij?

Për shembull, ai i pëlqen të kujtojë vazhdimisht mbështetësit e tij se ai fitoi zgjedhjet, dhe kjo është e sigurt. Ndoshta ai mund t’i kushtojë gjysmë ore nga çdo fjalim, duke folur për teorinë e tij se është më e vështirë të fitosh vota elektorale sesa votimin popullor.

Pastaj Trump fletkandidatët republikanë, shpenzon shumë kohë duke folur për ta në daljet e fundit publike.

Do të ishte më mirë nëse ai flet për premtimin misterioz për një ulje taksash me 10 për qind. Ai mund të flasë për arritjet e republikanëve gjatë dy viteve të fundit.

Dhe në vend që vetëm të thojë  “kjo është lëvizja më e madhe politike në historinë e vendit”, ai mund të pohojë se është lëvizja më e madhi në historinë e planetit. Dhe ta krahasojë veten me Thukidid, Winston Churchill ose Papa Gjon Pali II.

Sinqerisht, do të ishte një lehtësim.

Gail Collins është një kolumniste e Op-Ed, ish-anëtare e bordit editorial dhe gruaja e parë që shërbeu si redaktore e edicionit të edicionit Times, nga 2001 në 2007.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN