MENU
klinika

Nga The Economist

Si ndikoi vrasja e gazetarit në marrëdhëniet Turqi-A.Saudite?

02.11.2018 - 17:40

Kur Muhammad bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, tha më 24 tetor se askush nuk mund t’i prishte marrëdhëniet midis mbretërisë së tij dhe Turqisë, nisën spekulimet se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kishte rënë dakord ta mbronte atë nga çdo akuzë për përfshirje në vrasjen e Jamal Khashoggi, një gazetar saudit.

Ngjarjet që pasuan treguan se situate ishte ndryshe. Disa ditë pasi princi foli, një numër i lajmeve njoftuan se zyrtarët turq i kishin treguar regjistrime audio të momenteve të fundit të gazetarit drejtoreshës së CIA-s, Gina Haspel. Pak kohë më pas, Turqia kërkoi ekstradimin e 18 burrave të dyshuar për torturimin dhe vrasjen e Khashoggit brenda konsullatës së Stambollit në Arabinë Saudite më 2 tetor. Në një deklaratë të lëshuar më 31 tetor, prokurori turk i ngarkuar me rastin tha se Khashoggi ishte vrarë sapo hyri në konsullatë dhe se kufoma e tij ishte copëtuar.

Sauditët nuk mund ta kishin trajtuar më keq këtë rast. Zyrtarët kanë pretenduar se nuk dinin asgjë për vendndodhjen e Khashoggit, më pas thanë se ai vdiq gjatë një zënke brenda konsullatës, e pastaj pranuan se vrasja e tij mund të ketë qenë e paramenduar.

Turqia ende duket të ketë një as nën mëngë, regjistrime dhe dokumente që mund edhe të implikojnë Prince Muhammed në vrasje.

Duke patur parasysh hezitimin e Erdogan për të konfirmuar detajet, analistët kanë sugjeruar që kreu i Turqisë ndoshta po kërkon të bëjë ndonjë marrëveshje me Arabinë Saudite. Qeveria e tij ka qenë e lidhur me këtë vend për pothuajse një dekadë.

Nën udhëheqjen princit Mohamed, Arabia Saudite ka kërcënuar të sulmojë Iranin dhee të mbështesë një goditje kundër Vëllezërve Muslimanë në Egjipt, veprimet që Turqia i kundërshton ashpër.

Ekziston rreziku që nxjerrja e provave, që e lidhin Princin Muhammed me vrasjen e gazetarit Khashoggi mund ta detyrojë Mbretin Salman dhe amerikanët të heqin dorë nga mbështetja e tyre për princin.

Por ka një rrezik  edhe më të madh se kjo nuk do të ndodhë. Erdogan nuk do të përpiqet ta rrëzojë princin, pa mbështetje amerikane. Një princ i ri, mbreti saudit i ardhshëm, që kërkon të hakmerret, është gjëja e fundit që ka nevojë presidenti i Turqisë.

Nga The Economist